Irani është gati të konsiderojë kompromise për arritjen e një marrëveshje bërthamore me SHBA, nëse amerikanët janë të gatshëm të diskutojnë heqjen e sanksioneve.
Kështu u shpreh zëvendësministri i Jashtëm iranian, Majid Takht-Ravanchi, në një intervistë për BBC. Zyrtarë amerikanë kanë theksuar vazhdimisht se është Irani dhe jo SHBA që po pengon progresin në negociata.
Ditën e shtunë, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio tha se Presidenti Trump preferon arritjen e një ujdie, por se ishte shumë e vështirë ta arrijë një të tillë me Iranin. Por, në intervistën me BBC, zv.mininistri i Jashtëm tha se topi ishte në fushën amerikane, për të treguar nëse vërtet e do apo jo një ujdi”.
“Nëse janë të sinqertë, jam i sigurtë se jemi në rrugën drejt marrëveshjes”, tha Rubio.
Deklarata vjen pasi dy zyrtarë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se SHBA po përgatitet për mundësinë një operacion disajavor ushtarak kundër Iranit nëse Presidenti amerikan Donald Trump urdhëron një sulm, në atë që do të ishte një konflikt shumë më serioz nga ai që parashikohej më herët mes dy vendeve.
Në një fushatë të zgjatur, ushtria e SHBA-së mund të godasë objektet shtetërore dhe të sigurisë të Iranit, jo vetëm infrastrukturën bërthamore, tha një nga zyrtarët pa dhënë detaje specifike.
Ekspertët thonë se rreziqet për forcat amerikane do të ishin shumë më të mëdha në një operacion të tillë kundër Iranit, i cili zotëron një arsenal të fuqishëm raketash. Zbulimi vjen teksa Shtëpia e Bardhë deklaroi këtë fundjavë se aeroplanmbajtësja e dytë amerikane USS Gerald R. Ford, pritet të mbërrijë në Lindjen e Mesme brenda një jave, në një sinjal të përshkallëzimit të tensioneve me Iranin.
Vetë Presidenti Trump tha të premten se ushtria do të dërgonte një grup të ri goditës me aeroplanmbajtësen e dytë, për t’u përgatitur për një ndërhyrje të mundshme ushtarake nëse negociatat me Iranin dështojnë. (A2 Televizion)