Paketa ‘antidhunë’, PS miraton gjobat për protestuesit e maskuar

Nga Anesti Barjamemaj
19 Nëntor 2026, 19:14 | Politikë

Paketa ‘antidhunë’, PS miraton gjobat për protestuesit e

Dy nga aktet normative të miratuara nga qeveria në të ashtuquajturën “paketa antidhunë” morën dritën jeshile në Komisionin për Çështjet e Brendshme.

Ndryshimet në ligjin për tubimet, sipas zëvendësministrit Xhemal Qefalia, nuk po bëhen për të kufizuar të drejtën e protestës.

Efektivët e policisë duket se janë të kënaqur me miratimin e ligjit, duke folur edhe për efektet konkrete gjatë protestave.

Mazhoranca dhe opozita kishin qëndrime të kundërta edhe për aktin normativ që parashikon dëmshpërblimin e bizneseve për dëmet e shkaktuara gjatë protestave.

Pavarësisht se protestat e dhunshme tashmë duken të largëta, qeveria ende nuk ka një faturë të saktë financiare për dëmet, por bëri të ditur vlerën e pretendimeve të bizneseve.

Dy aktet normative u diskutuan edhe në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ku opozita akuzoi se përmes këtyre ligjeve po instalohet një shtet policor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos