
Një dron goditi një depo armësh në një sulm ndaj selisë së një grupi opozitar kurd iranian në qytetin Dekala, në rajonin e Kurdistanit në Irak, të mërkurën, duke plagosur dy luftëtarë, thanë burime të sigurisë, përcjell A2 CNN.
Irani prej kohësh ka akuzuar rajonin autonom kurd në veri të Irakut se strehon grupe militante të përfshira në sulme kundër Republikës Islamike, ndërsa Garda Revolucionare iraniane ka shënjestruar vazhdimisht bazat e tyre.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë goditur objektiva iraniane, ndërkohë që milicitë kurde kanë zhvilluar konsultime me SHBA-në ditët e fundit për të diskutuar nëse, dhe si, mund të sulmojnë forcat e sigurisë iraniane në pjesën perëndimore të vendit.
Më herët, CNN raportoi se CIA po punon për të armoatosur grupet kurde brenda Iranit dhe në vendet fqinje, për të nxitur një kryengritje të brendshme në Republikën Islamike. (A2 Televizion)