Irani i dërgon mesazh të fortë SHBA-së: Fatura do të vijë në fund...

Nga A2 CNN
1 Qershor 2026, 16:15 | Bota

Irani i dërgon mesazh të fortë SHBA-së: Fatura do të

Teherani ka ashpërsuar qëndrimin ndaj SHBA-së, duke e akuzuar Uashingtonin për minimin e përpjekjeve diplomatike për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme. Kreu i ekipit negociator iranian deklaroi se veprimet amerikane, përfshirë bllokadën detare dhe mbështetjen ndaj operacioneve ushtarake në rajon, po pengojnë arritjen e një marrëveshjeje dhe paralajmëroi se “çdo zgjedhje ka çmimin e vet, ndërsa fatura vjen në fund”.

Tensionet janë rritur edhe më tej pas sulmeve izraelite në periferitë jugore të Bejrutit. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, urdhëroi ushtrinë të godasë objektiva të lidhura me Hezbollahun, duke argumentuar se grupi ka kryer shkelje të përsëritura të armëpushimit dhe sulme ndaj qyteteve izraelite, shkruan A2CNN. 

Nga ana tjetër, Irani ka ritheksuar se një armëpushim i plotë në Liban mbetet kusht thelbësor për çdo marrëveshje me SHBA-në që synon t’i japë fund konfliktit në rajon. Ministria e Jashtme iraniane akuzoi Uashingtonin për shkelje të armëpushimit përmes sulmeve ajrore amerikane dhe mbështetjes së operacioneve izraelite në Liban.

Zëdhënësi i diplomacisë iraniane bëri të ditur se në këtë fazë Teherani nuk po zhvillon diskutime me SHBA-në për programin e tij bërthamor, duke lënë të kuptohet se përparimi në negociata varet nga zhvillimet në terren dhe nga respektimi i armëpushimit në Liban. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos