Trump i jep dritën jeshile Ukrainës për raketat “Patrioit”? Zelensky flet pas takimin me Presidentin amerikan

Nga A2 CNN
25 Shtator 2026, 23:15 | Bota

Trump i jep dritën jeshile Ukrainës për raketat

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten se presidenti amerikan Donald Trump do t’i lejojë Ukrainës të prodhojë raketa “Patriot”, një kërkesë kyçe teksa Kievi përpiqet të përballojë sulmet e pandërprera ajrore ruse.

“Ka marrëveshje konkrete në fuqi”, u tha Zelensky gazetarëve. “Gjatë takimit tonë të fundit, Presidenti Trump theksoi se, po, kam marrë vendimin përfundimtar: Ukraina do të marrë një licencë për të prodhuar raketa Patriot.”

Të dy u takuan në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork këtë javë, ku Zelensky e cilësoi homologun e tij rus, Vladimir Putin, si “pacientin zero”, duke thënë se sa më shumë liri të ketë ai për të vepruar, “aq më e rrezikshme bëhet bota për të gjithë të tjerët”.

Çështja nëse Trump do ta përmbushte premtimin për t’i lejuar Ukrainës të prodhojë interceptuesit “Patriot”, një sistem i avancuar mbrojtjeje që gjurmon dhe shkatërron objektivat, për të cilin ukrainasit shpresojnë se do t’i ndihmojë të përballojnë sulmet e pandërprera me raketa balistike të Rusisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos