Vodhi makinën në Tepelenë dhe përplasi katër automjete, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

Nga A2 CNN
26 Shtator 2026, 11:20 | Kronikë

Vodhi makinën në Tepelenë dhe përplasi katër automjete,

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi kishte vjedhur një automjet në Tepelenë dhe, gjatë tentativës për t’i shpëtuar policisë në Durrës, përplasi katër automjete.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në rrugën “Pavarësia”, ku shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh konstatuan një automjet pa targa dhe me xhama të zinj, që lëvizte në mënyrë të rrezikshme.

Policia i bëri shenjë drejtuesit të ndalonte, por ai shtoi shpejtësinë dhe tentoi të largohej. Gjatë arratisjes, ai përplasi katër automjete, duke rrezikuar qytetarët dhe punonjësit e policisë.

Pas përplasjes, 30-vjeçari braktisi makinën dhe tentoi të largohej me vrap, por u kap dhe u neutralizua nga efektivët.

Nga verifikimet e policisë rezultoi se i arrestuari, me inicialet M. K., 30 vjeç, ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Një ditë më parë, ai dyshohet se kishte vjedhur automjetin në Tepelenë dhe më pas e kishte përdorur për t’i shpëtuar policisë.

Në përfundim të hetimeve paraprake, 30-vjeçari u arrestua për veprat penale “Vjedhja”, “Mosbindja e urdhrit të punonjësit të rendit publik”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos