Më shumë reagime kanë ardhur nga Izraeli lidhur me fjalimin e kryeministrit Benjamin Netanyahut në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Sipas mediave të huaja, ish-zëvendëskryeministri dhe anëtari i Knesetit izraelit, Avigdor Lieberman, tha se fjalimi i Netanyahut ishte "një fjalim nga një udhëheqës partie, jo nga kryeministri i të gjithëve".
Ai tregon një fjali të rëndësishme "ndërprerja e luftës në këmbim të lirimit të të gjithë pengjeve" e cila "për fat të keq nuk u tha" nga Netanyahu.
Siç kemi raportuar, shumë njerëz në Izrael kanë qenë kritikë ndaj qasjes së Benjamin Netanyahut ndaj luftës në Gaza, shkruan A2 CNN.
Familjet e pengjeve izraelite që mbahen ende nga Hamasi thonë se ai është "pengesa e vetme" që pengon kthimin e tyre dhe arritjen e një marrëveshjeje paqeje. (A2 Televizion)