Lideri i opozitës izraelite: Fjalimi i Netanyahut në OKB e përkeqësoi situatën

Nga A2 CNN
26 Shtator 2025, 18:13 | Bota

Lideri i opozitës izraelite: Fjalimi i Netanyahut në OKB e

Udhëheqësi i opozitës në Izrael ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas mediave të huaja, në një reagim, udhëheqësi i opozitës izraelite tha se fjalimi i tij ishte "i mbushur me truke".

“Bota pa sot një kryeministër izraelit të lodhur dhe që ankohej”, shkroi Yair Lapid në një postim në rrjetin social ‘X’, përcjell A2 CNN.

"Netanyahu nuk paraqiti planin e tij për kthimin e të rrëmbyerve, nuk paraqiti një mënyrë për t'i dhënë fund luftës, nuk shpjegoi pse pas dy vitesh Hamasi ende nuk është mposhtur”, shtoi ai.

"Në vend që të ndalonte cunamin politik, Netanyahu sot e ka përkeqësuar situatën e Shtetit të Izraelit", vijoi më tej lideri i opozitës izraelite.

Shumë njerëz në Izrael kanë qenë kritikë ndaj qasjes së Netanyahut në luftë, me familjet e pengjeve izraelite që ende mbahen nga Hamasi, duke thënë se ai është "pengesa e vetme" që pengon kthimin e tyre dhe arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura tha se sulmi i Izraelit ndaj Katarit në fillim të këtij muaji tregoi se "sa herë që afrohet një marrëveshje, Netanyahu e saboton atë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos