Udhëheqësi izraelit, Benjamin Netanyahu, thotë se dera për paqe me Sirinë dhe Libanin është e hapur.
Sipas mediave të huaja, megjithatë, Netanyahu paralajmëron se deri atëherë: "Ne do të ndërmarrim çdo veprim që na nevojitet për të mbrojtur veten".
Më herët gjatë verës, Izraeli nisi sulme ajrore ndaj Damaskut pasi luftëtarët arabë u përleshën me grupet druze, të cilët kanë lidhje historike me Izraelin, në jug të Sirisë.
Gjithashtu Izraeli ka goditur vazhdimisht Libanin, ku ndodhet baza e Hezbollahut, shkruan A2 CNN.
"Sot kemi filluar negociata serioze me qeverinë e re siriane", tha më tej Netanyahu.
Udhëheqësi i Sirisë, Ahmed al Sharaa, u bë udhëheqësi i parë sirian që iu drejtua asamblesë në pothuajse gjashtë dekada, kur foli këtë javë.
"Unë besoj se mund të arrihet një marrëveshje që respekton sovranitetin serioz dhe mbron si sigurinë izraelite, ashtu edhe sigurinë e pakicave në rajon, përfshirë pakicën druze, që nga themelimi i Izraelit", shtoi Netanyahu.
Për Libanin, ai vazhdon duke thënë: "Nëse Libani ndërmerr veprime të vërteta dhe të qëndrueshme për të çarmatosur Hezbollahun, jam i sigurt se mund të arrijmë një paqe të qëndrueshme." (A2 Televizion)