Iu gjetën shufra ari dhe Benz, senatori amerikan shpallet fajtor me akuzën e ryshfetit

Nga A2 CNN
16 Korrik 2024, 22:42 | Bota

Senatori i Nju Xhersit, Bob Menendez, është shpallur fajtor për 16 akuza të lidhura me një skemë ku ai merrte ryshfet, duke përfshirë shufra ari dhe një Mercedes-Benz, në këmbim të ndihmës influencës së tij. Juria e dënoi Menendezin për të gjitha akuzat pas më shumë se 12 orësh diskutimi për tre ditë. Gjyqi zgjati nëntë javë. Ligjvënësit demokratë i kanë bërë thirrje atij që të tërhiqet nga Kongresi.

"Natyrisht jam thellësisht, thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i jurisë. Unë kam besim të plotë se ligji dhe faktet nuk e mbështetën atë vendim dhe se ne do të jemi të suksesshëm pas apelimit. Unë kurrë nuk e kam shkelur betimin tim publik. Nuk kam qenë kurrë gjë tjetër veçse një patriot i vendit tim dhe për vendin tim, unë kurrë nuk kam qenë agjent i huaj dhe vendimi i marrë sot nga juria do të rrezikonte çdo anëtar të senatit të Shteteve të Bashkuara për sa i përket asaj që ata mendojnë si agjent të huaj", tha Bob Menendez, senator amerikan.

Gruaja e tij, Nadine Menendez, gjithashtu përballet me akuzat e ryshfetit, por gjyqi i saj u vonua në mënyrë që ajo t'i nënshtrohej trajtimit të kancerit të gjirit. Ajo është deklaruar e pafajshme.

Verdikti është një goditje tronditëse për Senatorin nga Nju Xhersi. Menendez, një nga figurat më të frikshme dhe me ndikim në politikën shtetërore, tani përballet me disa vite burg – dhe pyetje të tjera rreth mënyrës sesi ai e përdori pushtetin e tij si ish-kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë.

Gjatë gjyqit, prokurorët u mbështetën në dëshmitë e ekspertëve, emailet dhe mesazhet me tekst të Menendez për të treguar se senatori pranoi shpërblime të mëdha nga qeveritë e huaja.

Në këmbim të ryshfeteve, prokurorët thanë se Menendez ndihmoi në sigurimin e miliona dollarëve në ndihmë të SHBA-së për Egjiptin, ku Hana kishte lidhje me zyrtarë qeveritarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos