Mbreti Charles është larguar nga spitali pasi iu nënshtrua një operacioni për një prostatë të zmadhuar.
Mbreti doli nga spitali privat në Londër pasi kishte kaluar tre netë atje në zbatimi të procedurës standarde të prostatës.
Këtë mëngjes, Catherine, Princesha e Uellsit, u largua nga i njëjti spital qendror i Londrës, pothuajse dy javë pasi iu nënshtrua "operacionit abdominal".
Princesha u çua në shtëpinë e saj në Windsor, pa ndonjë paraqitje publike dhe do të kalojë muaj në rikuperim.
Princesha e Uellsit kaloi 13 netë në spital që nga operacioni dhe nuk pritet t’u kthehet detyrave zyrtare deri pas Pashkëve. (A2 Televizion)