Ushtria izraelite u ka kërkuar palestinezëve në lagjet e tjera veriore të Gazës që të evakuohen nga zonat e tyre, ndërsa operacioni kundër Hamasit në Jabalya vazhdon. Zëdhënësi i ushtrisë, Avichai Adraae, paralajmëroi në arabisht banorët e lagjeve Al Karama, Salatin dhe Al Zuhor.
"Hamasi dhe terroristët e tjerë po përdorin tokat tuaja për aktivitete terroriste dhe lëshojnë raketa në territorin izraelit, prandaj IDF do të veprojë urgjentisht kundër tyre. Për sigurinë tuaj, ju duhet të evakuoheni menjëherë."
Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është shprehur i tronditur nga përshkallëzimi i aktivitetit ushtarak në dhe rreth Rafahut nga forcat izraelite.
"Këto zhvillime po pengojnë më tej aksesin humanitar dhe po përkeqësojnë një situatë që është tashmë e tmerrshme. Civilët duhet të mbrohen në çdo kohë”, theksoi ai duke përsëritur thirrjen e tij urgjente për një armëpushim të menjëhershëm humanitar dhe lirimin e të gjithë pengjeve dhe bëri thirrje që vendkalimi Rafah të rihapet menjëherë. (A2 Televizion)