Izraeli bllokon ndihmat për Gazën, IDF: Qendrat e shpërndarjes janë zona luftimi

Nga Erjon Dervishi
4 Qershor 2025, 10:46 | Bota

Izraeli bllokon ndihmat për Gazën, IDF: Qendrat e shpërndarjes

Banorët e Gazës nuk do të furnizohen me ushqime. Kjo pasi qendrat e shpërndarjes së ndihmave në Gaza do të mbyllen për një ditë, pasi ushtria izraelite paralajmëroi se rrugët që të çojnë në këto vende do të konsiderohen "zona luftimi".

Fondacioni Humanitar i Gazës, një rrjet ndihme por tepër i diskutueshëm i mbështetur nga SHBA dhe Izraeli, tha se po e bllokonte ndihmat për "punë përditësimi, organizimi dhe përmirësimi të efikasitetit".

Në një reagim të tyre Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se njerëzve do t'u "ndalohet" hyrja në qendrat e shpërndarjes ose udhëtimi në rrugët që të çojnë në to. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos