Izraeli goditet bastionin e Hezbollah, mister mbi vrasjen e liderit të grupit

Nga Rosalba Bejdo
30 Korrik 2024, 22:32 | Bota

Izraeli goditet bastionin e Hezbollah, mister mbi vrasjen e liderit të

Lufta në lindjen e mesme hyn në një trajektore të rrezikshme. Izraeli sulmon kryeqytetin e libanit Bejrut, ku sic pretendon ka shënjestruar një bastion të Hezbollahut.

Agjencia ndërkombëtare të lajmeve citojnë burime të thonë se objektivi ka qenë Fuad Shukr, numri dy i grupit ekstremist, por ka raportime kontradiktore mbi fatin e tij.

Teksa televizioni publik në Izrael pretendon se ai ka mbetur i vrarë, media të tjerë thonë se Shukr ka mbijetuar. Sipas ushtrisë së izraelit eksponenti i lartë I Hezbollahut ishte përgjegjësi i sulmit me raketa në Lartësitë e Golanit ditën e shtunë, ku u vranë 12 fëmijë.

Ende nuk është e qartë se sa viktima ka shkaktuar sulmi izraelit në Bejrut por sipas një burimi mjekësor që citohet nga Al Jazeera, 3 libanezë kanë mbetur të vrarë dhe të paktën 25 janë plagosur.

Pamje nga vendi I ngjarjes në periferinë jugore të Dahijeh tregonte pallate të shkatërruara, dhe turma njerëzish të mbledhur jashtë. CNN bëri të ditur se Tel Avivi informoi Shtetet e bashkuara para sulmit. Moska sakaq, deklaroi se sulmet në Liban përbëjnë një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos