Hungaria thjeshtoi procedurën për hyrjen e rusëve, BE kritika dhe shqetësime për sigurinë

Nga Xhevahir Qardaku
30 Korrik 2024, 15:09 | Bota

Hungaria ka thjeshtuar kushtet për lëshimin e vizave të punës dhe të hyrjes në vend për rusët dhe bjellorusët. Ky vendim ka ngritur shqetësime në aspektin e sigurisë.

“Komisioni Europian do të vihet në kontakt me autoritetet hungareze për të sqaruar nëse vendimi është në përputhje ne rregullat e BE-së. Për ne, Rusia është një kërcënim për sigurinë dhe shtetet anëtare duhet të garantojnë kushtet e sigurisë si në BE, ashtu edhe në zonën Shengen”, konfirmoi një zëdhënës i Komisionit Europian.

Disa ditë më parë, Hungaria publikoi një sistem të ri vizash të shpejta për qytetarët e 8 shteteve të ndryshme, mes tyre dhe Rusia, pa kontrolle sigurie apo kufizime të tjera.

Budapesti deklaroi se shumë prej rusëve që pritet të hyjnë në vend do të angazhohen për të ndërtuar një central bërthamor me teknologji ruse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos