
Bëhet fjalë për 34 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor të pushtuar, të miratuara nga qeveria izraelite nën “mjegullën e luftës”.
Sipas raportimeve më të fundit izraelite, vendimi është shoqëruar me fshehtësi, me kërkesë të administratës amerikane.
Kjo do të thotë se këto vendbanime nuk do të ndërtohen vetëm në zona ku mund të mos ketë banorë palestinezë, por edhe në pjesë të tjera të Bregut Perëndimor të pushtuar, madje edhe në zona që janë nën juridiksionin e qyteteve palestineze, të njohura si zona A, të cilat janë nën kontroll të plotë palestinez.
Ky zhvillim konsiderohet i paprecedentë, por është në përputhje me programin e koalicionit izraelit, të miratuar në vitin 2022, që synon aneksimin e plotë të Bregut Perëndimor të pushtuar. Kjo do të thotë se kjo qeveri ka miratuar gjithsej 103 vendbanime të reja që nga krijimi i saj. (A2 Televizion)