Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite të kësaj jave kundër rebelëve Houthi është rritur në 46. Kjo është bërë e ditur për mediat ndërkombëtare nga autoritetet e grupit pro-iranian.
Dy javë pas një operacioni të paprecedentë që vrau 12 udhëheqës rebelë, Izraeli tha të mërkurën se kishte sulmuar "objektiva ushtarake" të Houthi-t në kryeqytetin jemenas Sanaa dhe në provincën veriore të Jawf.
Sulmet lanë 46 të vdekur dhe 165 të plagosur, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Houthi-t, Anees Alasbahi, duke shtuar se ky numër nuk ishte përfundimtar. Numri i mëparshëm ishte 35 të vdekur dhe 131 të plagosur. (A2 Televizion)