Pavarësisht gjuhës ndëshkuese nga bota dhe paralajmërimeve nga Katari, Izraeli nuk ndalet. Kryeministri Benjamin Netanjahu e krahason 7 tetorin kur sulmoi Hamasi me 11 shtatorin, ditën atentatit terrorist të Al Kaedës në zemër të Shteteve të Bashkuara, ndërsa shton se ashtu si Uashingtoni që luftoi për sigurinë e tij, edhe Tel Avivi po bën të njëjtën gjë.
“Në po u shkojmë pas terroristëve që kryen masakrën e 7 tetorit. Ne sulmuam në Katar, pasi është një shtet i cili u mundëson atyre: qëndrim të sigurtë, strehon terroristët, financon Hamasin, u jep shefave të terrorit vila luksoze, pra u jep gjithçka atyre. I them Katarit dhe të gjitha shteteve që strehojnë terroristët: dëbojini ata, ose nxirrini para drejtësisë. Pasi nëse nuk e bëni ju, ne do ta bëjmë”, tha Netanjahu.
Ndërkohë, Izraeli ka urdhëruar të gjithë popullatën në qytetin e Gazës që të largohet nga territori, ndërsa forcat e tij të armatosura po pushtojnë të gjithë pjesën veriore të tokës palestineze, shkruan A2 CNN. Sulmet e ushtrisë kanë shkatërruar disa blloqe pallatesh të larta. IDF konfirmon se tashmë ka pushtuar gjysmën e qytetit të Gazës dhe se po përgatitet që të luftojë atë që kryeministri Netanjahu e quajti “bastionin e fundit të rëndësishëm” të Hamasit.
Ushtria izraelite pretendon se numri total i të zhvendosursve ka shkuar në rreth 200 mijë. Por vlerësohet se afër 1 milionë palestinezë kanë qenë të pranishëm në Qytetin e Gazës përpara nisjes së ofensivës së re. Shumica prej tyre jetojnë në tenda apo strehimore. Palestinezët sfidojnë urdhrat për evakuimin madje edhe Hamasin, duke kërkuara që liderët e grupit të mos qëndrojnë në dhoma luksoze në Katar, por të kthehen në qytet. “Të pëlqen ty ose jo, zoti Netanjahu, ne nuk do të largohemi”, thotë një banor për median BBC. “Shko merru me Hamasin, vritini ata dhe jo ne, pasi nuk kemi faj. Është nëse varrosem këtu, nuk do të largohem. Kjo është toka ime”, shtoi ai. Kryeministri i Katarit në një intervistë ekskluzive për CNN e quajti sulmin e Izraelit një veprim barbar dhe terrorizëm shtetëror, ndërsa konfirmoi se veprimi ka vrarë shpresën për lirimin e pengjeve. (A2 Televizion)