KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Momenti kur qëllohet me armë aleati i Donald Trump, ndërroi jetë

Nga A2 CNN
10 Shtator 2025, 23:06 | Bota

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Momenti kur qëllohet me armë aleati

Janë publikuar pamje në rrjetet sociale nga momenti kur është qëlluar me armë zjarri aktivisti konservator Charlie Kirk gjatë një aktiviteti në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një reagim në Truth Social, Trump shkroi: “Charlie Kirk, i madh dhe i jashtëzakonshëm, nuk jeton më. Askush nuk e kuptoi dhe nuk kishte zemrën e rinisë amerikane më mirë se ai. Charlie u desh dhe u admirua nga të gjithë, veçanërisht nga unë, dhe tani nuk është më mes nesh. Unë dhe Melania shprehim ngushëllimet tona për bashkëshorten e tij Erika dhe familjen. Charlie, të duam!”, shkruan A2 CNN.

Kirk, një nga figurat më të njohura të krahut konservator dhe themelues i Turning Point USA, ishte i pranishëm në një event kur ndodhi sulmi me armë.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos