
Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë lëshuar një paralajmërim urgjent për banorët në Libanin jugor, "veçanërisht në fshatin Arab al-Jal", që të evakuohen, pasi ushtria thotë se vazhdon të sulmojë Hezbollahun, raporton A2CNN.
"Ushtria e Mbrojtjes do të sulmojë infrastrukturën ushtarake që i përket Hezbollahut terrorist në një afat të afërt kohor", tha një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes Izraelite në një postim në "X.
Këto zhvillime vijnë në një kohë media shtetërore libaneze raporton se sulmet ajrore izraelite kanë goditur tre lagje në Bejrut herët të martën, siç citohet nga AFP.
Izraeli konfirmoi më parë në Telegram se kishte kryer "një valë sulmesh të reja ndaj infrastrukturës terroriste të Hezbollahut në Bejrut". (A2 Televizion)