Izraeli vret 5 palestinezë të tjerë në një kamp refugjatësh në Bregun Perëndimor

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2023, 09:16 | Bota

Izraeli vret 5 palestinezë të tjerë në një kamp

5 persona humbën jetën dhe 7 të tjerë mbetën të plagosur, gjatë një operacioni të ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Balata të vendosur në qytetin e Nablus, në Bregun Perëndimor.

Lajmi bëhet me dije nga agjencia telegrafike Wafa e cila deklaron se një raketë e lëshuar nga një dron izraelit goditi selinë e Fatahut që ndodhej ngjitur me kampin e refugjatëve.

Ushtria izraelite e justifikoi sulmin me qëllimin e saj për të goditur bazat e terroristëve.

Sipas të njëjtit burim, në mesin e të vrarëve është Muhamed Zahed, një terrorist i shquar nga Nablus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos