Të shtëna me armë zjarri brenda një spitali në SHBA, dy viktima

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2023, 08:27 | Bota

Të shtëna me armë zjarri brenda një spitali në SHBA, dy

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar brenda një spitali ku janë të shtruar pacientë psikiatrikë në SHBA. Sipas policisë amerikane të shtënat kanë ndodhur në në Concord, New Hampshire, dukke lënë të vdekur një person.

Më pas oficerët neutralizuan sulmuesin, i cili hyri në spital dhe qëlloi një person në holl, tha shefi i policisë së shtetit. Një oficer më pas qëlloi menjëherë dhe vrau të dyshuarin. Ndërsa viktima dhe vrasësi nuk janë identifikuar ende.

“Nuk ka asnjë kërcënim për publikun dhe nuk ka pasur asnjë kërcënim për pacientët apo stafin e spitalit” tha Policia.

New Hampshire, i vendosur në kryeqytetin e shtetit, Concord, është një strukturë spitalore me 185 shtretër që trajton pacientët me sëmundje akute mendore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos