Izraeli vret 65 persona në Gaza, Rusia, Kina dhe Britania e Madhe refuzojnë planin e ndihmës SHBA-Izrael

Nga A2 CNN
14 Maj 2025, 10:04 | Bota

Izraeli vret 65 persona në Gaza, Rusia, Kina dhe Britania e Madhe

Forcat izraelite intensifikojnë sulmet ndaj Gazës, duke vrarë të paktën 65 palestinezë që nga mesnata, thonë mjekët. Në sulmet, të cilat vazhduan edhe këtë mëngjes 45 persona para agimit në Rripin verior, veçanërisht në qytetin dhe kampin e refugjatëve të Jabalia.

Të tjerët janë në jug të Rripit, veçanërisht në Khan Yunis. Mbrëmë, IDF urdhëroi evakuimin e menjëhershëm të civilëve nga Rripi verior i Gazës, pasi raketat u qëlluan në Izrael nga ajo zonë.

Lufta e Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 52,908 palestinezë dhe ka plagosur 119,721 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës. Zyra e Medias e Qeverisë e përditësoi numrin e të vdekurve  në më shumë se 61,700, duke thënë se mijëra njerëz të zhdukur nën rrënoja supozohet të jenë të vdekur.

Rreth 1,139 persona u vranë në Izrael gjatë sulmeve të udhëhequra nga Hamasi më 7 tetor 2023, dhe më shumë se 200 të tjerë u morën robër.

Ndwrkohw Rusia, Kina dhe Mbretëria e Bashkuar kanë hedhur poshtë një plan SHBA-Izrael për shpërndarjen e ndihmave në Gaza, duke i kërkuar Izraelit të heqë bllokadën dy-mujore ndaj Gazës.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili po viziton Arabinë Saudite, thotë se po punon për t'i dhënë fund konfliktit në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se "nuk do të ketë asnjë situatë ku ne do ta ndalojmë luftën".

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos