Rama i përgjigjet Berishës për masat fiskale: Nesër qeveria miraton buxhetin e parë në histori mbi 10 miliardë euro

Nga A2 CNN
27 Tetor 2026, 17:05 | Politikë

Rama i përgjigjet Berishës për masat fiskale: Nesër qeveria

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me masat e reja fiskale.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ironizon qëndrimin e opozitës, duke e cilësuar atë të bazuar në “urrejtje dhe injorancë”.

Kreu i qeverisë paralajmëron se nesër do ta miratojë në qeveri dhe thekson se ky do të jetë buxheti i parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë eurove.

“Flisni, flisni për masat e reja fiskale, ngroh sallatën tënde të urrejtjes dhe injorancës me dokumente pune gjysmë të pjekura, sepse nesër është radha e qeverisë të thotë fjalën e saj me miratimin e buxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë eurove dhe paketën më ambicioze për rishpërndarjen e rritjes ekonomike”, shprehet Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos