Plani i masave të Ramës, KE për A2CNN: Nuk jemi përfshirë në hartimin e paketës

Nga A2 CNN
27 Tetor 2026, 17:01 | Politikë

Plani i masave të Ramës, KE për A2CNN: Nuk jemi

Komisioni Europian reagon për paketën ligjore të njoftuar nga kryeministri Edi Rama, pas protestave dhe episodeve të dhunës në Shqipëri.

Në një përgjigje për gazetraren e A2 CNN, Fjorela Beleshi Komisioni Europian thekson se as Komisioni dhe as Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri nuk janë përfshirë në përgatitjen e kësaj pakete.

“Jemi në dijeni të njoftimit të kryeministrit Rama për një paketë ligjore që synon t’i përgjigjet dhunës gjatë protestave.

As Komisioni dhe as Delegacioni i BE-së në Shqipëri nuk janë përfshirë në përgatitjen e propozimit, i cili nuk është bërë publik”, thuhet në përgjigjen e KE-së për A2 CNN.

Ndërkohë, Komisioni Europian thekson se do të vijojë të monitorojë nga afër angazhimin e Shqipërisë për respektimin e shtetit të së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave themelore, përfshirë lirinë e shprehjes dhe lirinë e tubimit, në kuadër të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Paketa e prezantuar nga Rama më 25 tetor përfshin ndryshime të propozuara në ligjin për tubimet dhe Kodin Penal, si dhe masa që lidhen me përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara gjatë protestave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos