Izraeli vret dy figurat me profil të lartë në Iran, kush janë të eliminuarit

Nga A2 CNN
17 Mars 2026, 11:19 | Bota

Izraeli vret dy figurat me profil të lartë në Iran, kush

Izraeli thotë se ka kryer dy vrasje të profilit të lartë në Iran. Bëhet fjalë Ali Larijani-n, sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, dhe komandantit të milicisë së brendshme Basij, Gholamreza Soleimani, raporton A2CNN. 

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes së Izraelit Katz, ndërkohë që ende s’kemi një reagim nga Tehrani zyrtar.

Mediat shtetërore iraniane publikuan një shënim të shkruar me dorë nga Larijani, por nuk është e qartë nëse është menduar si provë jete.

Shënimi i Larijani-t i publikuar në rrjetet e tij sociale përkujton marinarët iranianë të vrarë, funerali i të cilëve pritet të mbahet të martën, në sulmin amerikan ndaj anijes së tyre në ujëra ndërkombëtare.

Nëse konfirmohet, Larijani do të ishte vrasja e nivelit më të lartë në luftë që nga sulmet amerikane-izraelite, ku mbeti i vdekur ish-udhëheqësi suprem Ali Khamenei dhe disa pjesëtarë të familjes së tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos