“Jam një Mandela i kohëve moderne”, Trump sulmon ashpër gjykatën

Nga A2 CNN
7 Prill 2024, 08:52 | Bota

“Jam një Mandela i kohëve moderne”, Trump sulmon

Ish-presidenti Donald Trump vijon të jetë i pakënaqur me proceset gjyqësore të hapura ndaj tij, duke e krahasuar veten me Nelson Mandelën.

Në një postim në rrjetin social, Truth, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzoi gjykatësin Juan Merchan se ka shkelur të drejtat e tij dhe pikërisht Amendamentin e Parë.

"Nëse duan të më fusin në burg se kam thënë të vërtetën, atëherë unë do të bëhem një Nelson Mandela i ditëve të sotme. Ne duhet ta shpëtojmë vendin nga këta zyrtarë politikë të maskuar si gjyqtarë dhe unë jam i gatshëm të heq dorë nga liria ime për këtë kauzë ”, shkruan ish-presidenti amerikan.

Trump i referohet në këtë mënyrë urdhrit të vendosur ndaj tij nga gjyqtari për të mos sulmuar dëshmitarët dhe anëtarët e jurisë në gjyqin për paratë e dhëna për yllin e filmave për të rritur, i cili është planifikuar të nisë më 15 prill.

Sa i përket fushatës, Donald Trump mblodhi rreth 50.5 milionë dollarë në një event të organizuar nga miliarderi i fondit mbrojtës John Paulson në Florida. Shifra është pothuajse dyfishi i 26 milionëve të mbledhura nga Joe Biden me Bill Clinton dhe Barack Obama.

“Është më e qartë se kurrë dhe ne kemi mesazhin, operacionet dhe paratë për ta shtyrë Presidentin Trump drejt fitores më 5 nëntor”, deklarojnë drejtuesit e fushatës së Trump.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos