Shi raketash dhe dronësh rusë goditën infrastrukturë kritike në Ukrainë, në një sulm masiv ajror ditën e mërkurë, duke shkaktuar dëme serioze në tre central termale të epokës sovjetike.
Forcat ajrore thanë se kishin rrëzuar 39 nga 55 raketat dhe 20 nga21 dronët e përdorur për sulmin, që rëndon edhe më shumë trysninë ndaj sistemit të drobitur energjetik në vend. Dy persona mbetën të plagosur në Kiev, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar në rajonin e Kirovohrad.
Mbi 350 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit u angazhuan të minimizojnë dëmet e shkaktuara ndaj infrastrukturës energjetike, 30 banesave, automjeteve të transportit publik dhe një stacioni zjarrëfikës. në shënjestër u vunë gjeneratorë në rajone të ndryshme, çka solli ndërprerje të energjisë.
Sulmi ajror ndodhi në ditën kur Ukraina përkujton fitoren ndaj nazizmit, në luftën e dytë botërore. Në një mesazh presidenti Zelenski tha se sot, Ukraina ishte në luftë me fashizmin rus.
80 vite më parë, miliona ukrainas luftuan për të mundur nazizmin përgjithmonë. Sot Ukrainasit janë sërish në luftë kundër një të keqeje, e cila kërkon të shkatërrojë sërish.
“Kjo e keqe quhet fashizmi rus”, tha presidenti Zelenski.
Rusia sakaq, shënon 9majin si një prej ngjarjeve më të rëndësishme kombëtare, kur kujton sakrificën e bashkimit sovjetik në mundjen e Gjermanisë naziste. (A2 Televizion)