Jordania ndërton park turistik në vendin e pagëzimit të Jezusit

Nga A2 CNN
2 Prill 2025, 20:11 | Bota

Jordania ndërton park turistik në vendin e pagëzimit të

Jordania ka njoftuar ndërtimin e një parku turistik me vlerë mbi 300 milionë euro në vendin e shenjtë të pagëzimit të Jezusit, Al-Maghtas. Projekti, i mbështetur nga Mbreti Abdullah, pritet të përfundojë në vitin 2029 dhe financohet nga fondet private, kryesisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mormonët e Amerikës.

Me një sipërfaqe prej 50 hektarësh, kompleksi do të përfshijë hotele, restorante, pazare dhe një amfiteatër, duke krijuar një fshat modern turistik pranë Bazilikës së re të Pagëzimit të Jezusit dhe rrënojave të kishave të lashta. Puna do të nisë në vitin 2027 dhe do të zgjasë dy vjet, me përfundimin e fazës së parë deri në fund të 2029-ës, pikërisht për 2000-vjetorin e fillimit të predikimit të Jezusit.

Projekti synon të rrisë turizmin fetar, por ka ngjallur edhe shqetësime mbi ruajtjen e shenjtërisë së vendit. Kujdestari i sitit, Rustom Mkhjian, ka theksuar nevojën për mbrojtjen e identitetit shpirtëror të zonës, duke u kujdesur që ajo të mos kthehet në një atraksion të zakonshëm turistik.

"Shumë vende të shenjta kanë humbur shpirtin e tyre origjinal. Janë bërë Disneylands, domethënë atraksione turistike pa shpirt. Por ne nuk duam që kjo të ndodhë këtu. Ne duam që të gjithë të mund të ecin përsëri në gjurmët e profetëve", tha ai.

UNESCO, që e ka njohur Al-Maghtasin si vend të Trashëgimisë Botërore që nga viti 2014, është paralajmëruar për të monitoruar zhvillimet dhe për të shmangur ndonjë abuzim të mundshëm.

Ndërkohë, Vatikani nuk është aktualisht pjesë e financimeve, megjithëse Papa Françesku është mbajtur i informuar për projektin nga mbreti Abdullah që prej vitit 2022.

Sipas Ungjijve, Gjon Pagëzori e pagëzoi Jezusin në ujërat e Jordanit. Një vend që u njoh zyrtarisht nga Vatikani si një vend i shenjtë në vitin 2020, pas dekadash kërkimesh të thelluara arkeologjike. Dhe aty ku në 10 janarin e kaluar u përurua kisha e parë latine në zonë, në një ceremoni të kryesuar nga kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit i Vatikanit, i dërguari special i Papës për këtë rast.

Ky investim pritet të sjellë zhvillim ekonomik dhe të rrisë vizitat pelegrinazhi në rajon, por sfida kryesore mbetet ruajtja e identitetit dhe shpirtit të këtij vendi të shenjtë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos