“Ka ardhur gjysh Taipi”, Erdogan u shpërndan lira turke fëmijëve në Gjermani

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2023, 12:14 | Bota

“Ka ardhur gjysh Taipi”, Erdogan u shpërndan lira turke

Takimin e tensionuar që pati me Olaf Scholz, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka zgjedhur ta hedhë pas krahëve duke kaluar kohë me familjet e emigrantëve turq në Berlin.

Gjatë këtyre takimeve, Erdogan ka zgjedhur “të godasë” me një gjest simbolik, duke u dhënë disa lira turke fëmijëve të vegjël, të cilët brohoritën: “Ka ardhur gjyshi Taip”.

Sigurisht që nuk do t’ju jap euro, por lira turke, pra 200 lira turke që janë me vlerë 6 euro”, tha Erdogan pas gjestit të tij.

Në Turqi e kanë mbështetur veprimin e Presidentit, por edhe nga ata që e kanë kritikuar, duke thënë se as një doner qebap nuk mund të blihet me 200 lirat që ai iu dha fëmijëve, të cilat konvertohen në 6.36 euro.

 

 

Sipas komentuesve në rrjetet sociale, çmimi mesatar i një doner qebapi në Gjermani është rreth 7 euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos