Protesta e së shtunës, Berisha ftesë partive politike: Bashkohemi kundër Edi Ramës

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2026, 11:34 | Politikë

Protesta e së shtunës, Berisha ftesë partive politike: Bashkohemi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur ftesën për partitë politike që të bashkohen në një fron të përbashkët. Nga takimi me krerët e degëve, Berisha tha se vetëm të bashkuar mund të mundin Edi Ramën.

“Partia Demokratike sot fton të gjitha forcat politike të bashkohemi në mbështetje të revoltës studentore. Ata që nuk gjejnë forcë, por nxjerrin pretekste, ata nuk duan largimin e Edi Ramës.

Të tjerë, që e përdorin protestën, jo për largimin e Edi Ramës, po për agjendë të veten politike, edhe ata nuk duan largimin e tij.

Po koha është provë e madhe për çdo politikan dhe për çdo shqiptar sot: të largojmë Edi Ramën, të krijojmë një qeveri teknike që përgatit zgjedhjet, të votojnë shqiptarët dhe të zgjedhin atë që duan. Të bëjmë të mundur që shqiptarët të votojnë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos