“Kamikazët iranianë arrijnë Kievin”, Klitschko: Rusia kreu sulmin me të madh me dronë

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2023, 10:00 | Bota

“Kamikazët iranianë arrijnë Kievin”, Klitschko: Rusia

Ish-boksieri Vitali Klitschko, aktualisht kryetar i bashkisë së Kievit, ka shkruar në Telegram mëngjesin e së shtunës se Rusia ka tentuar të godasë me dronë kamikaz Shahed kryeqytetin ukrainas.

Sipas ish-boksierit, ky është sulmi rus më i madh me dronë iranianë në Ukrainë. Megjithatë, sipas tij, mbrojtja ukrainase ka reaguar duke rrëzuar dronët, por të paktën 2 persona kanë mbetur të plagosur pasi janë goditur nga pjesë të mjeteve fluturuese. Ndërkohë, “skynews” raporton se një zjarr i madh ka nisur në një çerdhe, por fatmirësisht pa të lënduar.

Një ditë më parë, 4 persona mbetën të vrarë si pasojë e bombardimeve të fundit ruse në rajonin jugor të Kherson në Ukrainë. Autoritetet lokale ukrainase bënë me dije se forcat ruse granatuan qytetin e Beryslav, duke vrarë një burrë që po ngiste një biçikletë. Në një bombardim masiv të disa vendbanimeve civile në rrethinat e Khersoni, dy burra dhe një grua u vranë teksa pati dhe të lënduar.

Këto ngjarje vijnë pasi paralajmërimeve që bëri presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili tha se civilët duhet të prisnin bombardime të mëdha gjatë dimrit nga Rusia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos