Palestinezët presin me festime të liruarit nga burgjet izraelite

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2023, 20:44 | Bota

Mijëra palestinezë kanë pritur me duartrokitje dhe festime 39 personat që u lanë së fundmi të lirë nga autoritetet izraelite, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit që ka nisur të zbatohet mëngjesin e së premtes.

Qytetarë të shumtë ishin mbledhur në pikën e kontrollit të Beitunia, pranë Ramallahut, aty ku u dorëzuan dhe 39 palestinezët që mbaheshin prej kohësh në burgjet e Izraelit.

Të pranishmit mbanin në duar flamuj të Palestinës dhe fishekzjarrë, teksa lëshonin thirrje kundër Izraelit.

Ditën e sotme hyri në fuqi marrëveshja e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit e cila parashikon lirimin e 50 pengjeve izraelite dhe 150 palestinezëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos