Kamioni përplas grupin e fëmijëve në Irak, 6 viktima, 14 në gjendje kritike

Nga A2 CNN
3 Prill 2024, 08:32 | Bota

Kamioni përplas grupin e fëmijëve në Irak, 6 viktima, 14

Një kamion ka përplasur për vdekje një grup fëmijësh në qytetin jugor të Irakut, Basra. Si pasojë gjashtë nxënës të shkollave fillore humbën jetën në vendngjarje dhe 14 të tjerë u plagosën, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë.

Shoferi humbi kontrollin pasi frenat e kamionit nuk punuan dhe u përplas me një grup nxënësish nga një shkollë fillore aty pranë, të cilët po ecnin buzë rrugës në qytetin Hartha, në periferi veriore të Basrës, sipas Reuters.

Burimet spitalore thanë se disa nga fëmijët e plagosur janë në gjendje kritike me lëndime të rënda në kokë. Kryeministri irakian, Mohammed Shia al-Sudani, urdhëroi një hetim të menjëhershëm për aksidentin fatal, tha zyra e tij në një deklaratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos