KE rekomandon hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Ukrainën dhe Moldavinë

Nga A2 CNN
7 Qershor 2024, 17:53 | Bota

KE rekomandon hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Ukrainën

Komisioni Evropian rekomandoi ditën e premte hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, duke thënë se këto dy vende janë gati për nisjen formale të procesit për t’u bërë anëtare të Bashkimit Evropian.

Sipas Radios Europa e Lirë, KE u tha ambasadorëve të BE-së se Kievi zyrtar dhe Kishinjevi i kanë përmbushur reformat e nevojshme për t’i filluar bisedimet zyrtare.

Në rastin e Ukrainës, plotësimi i reformave përfshinte luftën kundër korrupsionit, demokratizimin, si dhe mbrojtja e pakicave kombëtare, ndërkohë, Moldavia duket se i ka plotësuar kriteret për reforma në gjyqësor dhe në luftën kundër korrupsionit.

Brukseli po i nxit këto dy vende ta vazhdojë rrugën e tyre drejt Evropës, para periudhës tranzitore në bllok, i cili do ta zgjedhë Parlamentin e ri në zgjedhjet e kësaj fundjave.

Ukraina dhe Moldavia aplikuan për t’iu bashkuar BE-së pak pasi filloi pushtimi, ndërsa statusin e vendit kandidat e morën në qershor 2022. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos