“Kemi gati raketat hipersonike”, Irani kërcënon Izraelin: Mos ndërmerr asnjë sulm kundër nesh!

Nga Erjon Dervishi
17 Prill 2024, 14:56 | Bota

Irani është gati të kundërpërgjigjet me avionët luftarak bombardues supersonik rus Sukhoi-24, në rast se Izraeli ndërmerr ndonjë sulm kundër Teheranit. Kështu është shprehur Komandanti i Forcave Ajrore të Ushtrisë iraniane në televizionin shtetëror.

Ndërkohë Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi kërcënoi Izraelin që të mos ndërmarrë asnjë hap kundër Teheranit pasi do të përballet me zemëratën e Iranit.

“Sulmi hakmarrës i Iranit kundër Izraelit ishte një veprim i kufizuar dhe ndëshkues kundër regjimit, por nëse Irani do të kishte vendosur të godiste Izraelin më me vendosmëri, nuk do të kishte mbetur asgjë nga Tel-Avivi. Nëse sionistët ndërmarrin ndonjë veprim kundër interesave tona, përgjigja e Iranit do të jetë më e ashpër", thotë Ebrahim Raisi, President i Iranit.

Por pavarësisht kërcënimeve, Irani ka marrë masat duke evakuuar plotësisht disa nga bazat e tij në Siri. Reagimi i mundshëm izraelit si pasojë e sulmeve të Teheranit, ka detyruar këtë të fundit të tërheqë personelin diplomatik dhe atë ushtarak nga Damasku. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se evakuimi është realizuar natën.

Wall Street Journalduke cituar burime të saj, thekson se Irani është në dijeni të sulmeve të pritshme nga Tel-Avivi. Si rrjedhojë Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike ka miratuar masa emergjente për objektet e saj të rëndësishme në Siri. Mësohet se vetëm disa anëtarë iranian kanë mbetur në Siri për të ruajtur arsenalet e armëve, ndërsa shumica janë evakuuar.

Media amerikane CBS News thekson se përgjigja e Izraelit ndaj Teheranit do të përfshijë "një sulm të kufizuar" në territorin iranian. Këto janë pritshmëritë e administratës amerikane, citohen të kenë thënë burime konfidenciale për CBS News. Sakaq, duke shpresuar për të larguar Izraelin nga hakmarrja masive, SHBA-ja dhe Evropa paralajmëruar një ashpërsim të sanksioneve ekonomike dhe politike kundër Iranit.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan. “Pas sulmit të paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit, Presidenti Biden u koordinua me aleatët dhe partnerët e G7 për të vendosur sanksione të reja. Masat do të prekin veçanërisht programin e raketave dhe dronëve, entitetet që mbështesin Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike dhe Ministrinë iraniane të Mbrojtjes”.

Jake Sullivan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të SHBA, Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, tha se ai "po udhëheq një sulm diplomatik", duke u shkruar 32 vendeve për t'u kërkuar atyre të vendosin sanksione ndaj programit të raketave të Iranit dhe të shpallin, Korpusin e Gardës Revolucionare grup terrorist.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos