“Kam një vendim të madh për të marrë, ta asgjësoj plotësisht Iranin apo ta ndihmoj të krijoj një shtet të madh nëse pranon një ujdi me shtetet e bashkuara”. Ky ishte kërcënimi i fortë që presidenti amerikan lëshoi nga Asambleja e Përgjithshmë e Okb, e cila nisi punimit këtë të martë në Nju Jork. Teksa deklaroi se kishte shkatërruar kapacitetet ajrore, mbrojtëse e raketore të Republikës Islamike, Donald Trump sugjeroi se Irani mund të pranojë një marrëveshje pas zgjedhjeve të mesit të mandatit.
Në lidhje me Iranin, ne duhet të bëjmë një marrëveshje dhe ai të bëhet vendi më i zhvilluar në Lindjen e Mesme, ose në të kundërt do ta shkatërroj, por mendoj se duhet të bëjmë një marrëveshje. Jam i bindur se Irani do të arrijë një marrëveshje pas zgjedhjeve të mesit të mandatit. Pasi i dhashë Iranit çdo mundësi për të arritur një marrëveshje, unë veprova për të siguruar që as Shtetet e Bashkuara dhe as ndonjë komb tjetër nuk do të përballeshin kurrë me një makth të tillë, me një problem kaq katastrofik”, Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore.
Në pjesën e parë të fjalimit ai u ndal kryesisht tek arritjet në shtëpi, dhe mesazhi Amerika e para, duke thënë se Shteti I tij nuk kishte qenë kurrë më I fuqishëm ushtarakisht dhe ekonomikisht.
"Mund të raportoj me krenari se Amerika është rikthyer dhe sot vendi ynë është më i fortë se kurrë. Ekonomia jonë është zilia e botës. Ushtria jonë është më e fuqishmja në Tokë. Teknologjia jonë është e pakrahasueshme dhe ne kryesojmë praktikisht në çdo fushë. Energjia jonë fuqizon planetin. Amerika po ringjallet. Kombi ynë po rritet. Fuqia jonë po zgjerohet. Vendi ynë është më i mirë se kurrë dhe e ardhmja jonë është vërtet e ndritur.
Ai falënderoi Kosovën dhe Shqipërinë që siç tha kishin kontribuar për paqen në gaza, si pjesë e Bordit të paqes. Nuk harroi edhe në këtë rast të përmendte konfliktet që sipas tij ka ndihmuar të zgjidhen mes të cilave ai mes Kosovës dhe Serbisë.
Nga Pallati i Qelqtë, Trump kërcënoi Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të GJPN-së që zyrtarisht dhe menjëherë të tërhiqen nga ky institucion i jashtëligjshëm. (A2 Televizion)