Trump i bën thirrje Putinit nga OKB-ja: Mbylleni luftën në Ukrainë

Nga A2 CNN
22 Shtator 2026, 18:07 | Bota

Trump i bën thirrje Putinit nga OKB-ja: Mbylleni luftën në

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Mesazhi i Trump u dha pas mbërritjes së tij në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku po zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Trump tha se synimi duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje që i jep fund luftës.

Gjatë qëndrimit në OKB, presidenti amerikan pritet të takohet edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Trump u pyet edhe për kohën se kur mund të përfundojë lufta në Ukrainë. Ai nuk dha një afat konkret, por tha se SHBA-ja po bën përparim.

Para hyrjes në ndërtesën e OKB-së, Trump pati edhe një përplasje verbale me gazetaren e CNN, Caitlan Collins. Debati lidhej me mënyrën se si media ka raportuar për presidentin amerikan dhe luftën në Iran. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos