Kërcënon lideri suprem iranian, Mojtaba: Duhet të përmbushet hakmarrja për Ali Khamenein

Nga A2 CNN
11 Korrik 2026, 15:50 | Bota

Kërcënon lideri suprem iranian, Mojtaba: Duhet të përmbushet

"Hakmarrja është dëshira e kombit tonë dhe sigurisht që duhet të zbatohet". Kështu u shpreh udhëheqësi suprem iranian, Mojtaba Khamenei, në një mesazh të shkruar për funeralin dhe varrimin e babait të tij, i cili u raportua nga mediat iraniane.

"Ne premtojmë të hakmerremi për gjakun tuaj të pastër dhe gjakun e të gjithë martirëve të këtyre dy luftërave në duart e këtyre vrasësve kriminelë dhe të pandershëm", vazhdon ai.

Ndërkohë, CBS raportoi se "delegacionet amerikane dhe iraniane udhëtuan të shtunën për në Oman për të vazhduar negociatat përmes ndërmjetësve pavarësisht sulmeve të kryqëzuara që prishën armëpushimin".

Sipas stacionit televiziv amerikan, ekipi negociator amerikan drejtohet nga zëvendëspresidenti Vance. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos