"Paqja mes SHBA-së dhe Iranit mbetet e brishtë", Shala: Europa pritet të shtojë presionin diplomatik

Nga A2 CNN
12 Korrik 2026, 21:51 | Bota

I ftuar në emisionin “Terminal” me Aurora Sulçe, eksperti i sigurisë Xhavit Shala komentoi zhvillimet e fundit mes SHBA-së dhe Iranit, duke theksuar se marrëveshja e arritur mes palëve nuk përfaqëson një paqe të qëndrueshme, por një përpjekje për ta mbajtur konfliktin nën kontroll.

Sipas Shalës, që në momentin e arritjes së memorandumit të mirëkuptimit u vu re se Uashingtoni dhe Teherani kishin interpretime të ndryshme mbi zbatimin e tij.

“Ajo ishte një paqe shumë e brishtë. Amerikanët e kuptonin memorandumin si fillimin e menjëhershëm të zbatimit të pikave të tij, ndërsa pala iraniane e shihte si një kornizë politike për një marrëveshje të mëvonshme. Që aty u pa se kishte probleme në të kuptuarit e mënyrës se si do të operohej më tej,” u shpreh ai.

Shala tha se qëllimi i të dyja palëve ishte shmangia e një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit, por jo arritja e një paqeje përfundimtare.

Ai iu referua edhe takimeve të zhvilluara në Zvicër, duke kujtuar se mosmarrëveshjet nisën që në fazën e diskutimeve për memorandumin, veçanërisht pas deklaratave për inspektimet e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.

Palët kishin një memorandum, por e interpretonin në mënyra të ndryshme. Asnjëra nuk binte dakord me interpretimin e tjetrës, ndaj u pa e nevojshme një rishikim i tij,” tha eksperti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos