Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Nga A2 CNN
12 Korrik 2026, 19:32 | Kronikë

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë,

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme materiale dhe disa persona të plagosur, shkruan A2CNN. 

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulanca, shërbimi zjarrfikës dhe forcat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë për t’u dhënë ndihmën e nevojshme personave të përfshirë në aksident dhe për të siguruar zonën.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të përplasjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos