Protestat në universitetet amerikane, kundër luftës në Gaza, nuk kanë të ndalur. Policia e Shteteve të Bashkuara, ka qëlluar me plumba gome dhe ka përdorur spërkatës djegës, kundër manifestuesve në Universitetin e Arizonës, gjatë dy protestave të grupimeve pro Palestinës dhe pro Izraelit.
Autoritetet pretendojnë se kanë përdorur vetëm minimumin e forcës për të shpërndarë turmat. Dhjetëra persona janë arrestuar nga Teksasi në New Hempshire, e deri në Kaliforni, ku raportohet edhe për të plagosur të ndryshëm.
Prej ditësh, studentët kanë nisur një valë protestash masive në të paktën 15 universitete. Situata më e vështirë paraqitet në kampusin e universitetit të Kalifornisë, ku janë vendosur edhe tenda nga protestuesit. Përleshjet mes manifestuesve dhe policisë amerikane në këtë kampus kanë qenë të shpeshta, ndërsa raportohet se në total janë mbi 1 mijë persona të arrestuar. (A2 Televizion)