Policia përdor plumbat e gomës ndaj studentëve pro palestinezë: Nuk kishim zgjidhje tjetër

Nga A2 CNN
2 Maj 2024, 07:17 | Bota

Policia përdor plumbat e gomës ndaj studentëve pro

Është përshkallëzuar ndjeshëm protesta në mbështetje të Palestinës dhe paqes në Gaza, në universitetin e Arizonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas raportimeve në media, policia është përplasur me protestuesit dhe madje ka përdorur plumbat e gomës dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Reagimi qytetar që i menjëhershëm dhe zyrtarët e ruajtjes së rendit u justifikuan se kundërpërgjigjja e tyre ishte minimale në një situatë kur nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër.

Ishte rektori i universitetit ai që kërkoi ndërhyrjen e policisë, pasi sipas tij situata kishte dalë nga kontrolli.

Policia ndërhyri dhunshëm një ditë më parë dhe në kampusin universitar në Columbia pasi disa nga auditorët ishin bllokuar nga protestuesit.

Qindra studentë janë arrestuar, teksa protestat po përhapen në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos