Kërkon paqe në Gaza dhe Ukrainë, Papa Françesku bën daljen e parë publike që pas shërimit

Nga Xhevahir Qardaku
20 Prill 2025, 13:19 | Bota

Pas një mungese të gjatë, Papa Françesku u kthye në publik për të uruar festën e Pashkëve duke dhënë mesazhin e tij Urbi et Orbi.

Nga Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan përballë mijëra besimtarëve, ati i shenjtë i vendosur në një karrige me rrota, kërkoi paqe për botën dhe një armëpushim për Rripin e Gazës të rrënuar nga lufta.

“Jam i shqetësuar për klimën në rritje të antisemitizmit që po përhapet në të gjithë botën. Në të njëjtën kohë, mendimet e mia shkojnë tek popullata dhe në veçanti tek komuniteti i krishterë i Gazës, ku konflikti i tmerrshëm vazhdon të sjellë vdekje dhe shkatërrim dhe të shkaktojë një situatë humanitare dramatike dhe të poshtër.

U bëj apel palëve të përfshira: vendosni një armëpushim, lironi pengjet dhe të lëvizet shpejt për të ndihmuar njerëzit, që kanë uri dhe aspirojnë për një të ardhme me paqe!. Gjithashtu Krishti i Ngjallur derdhë dhuratën e Pashkëve të paqes mbi Ukrainën e torturuar dhe inkurajoftë të gjithë aktorët e përfshirë që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos