Kimi Jong Un heq dorë nga plani për bashkimin e dy Koreve: Do ta shpallim armik kryesor!

Nga A2 CNN
16 Janar 2024, 18:15 | Bota

Kimi Jong Un heq dorë nga plani për bashkimin e dy Koreve: Do ta

Lideri koreano-verior, Kim Jong Un, ka thënë se bashkimi me Korenë e Jugut nuk është më i mundshëm, dhe që duhet ndryshuar Kushtetutën për ta shpallur atë “armik kryesor”. Kim ka thënë se tri organizatat që merren me çështje të bashkimit duhet të mbyllen, sipas medias shtetërore KCNA.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka thënë se do të përgjigjet “disa herë më ashpër”, nëse do të ketë provokime prej Koresë së Veriut. Dy Koretë janë ndarë prej Luftës Koreane, që ka përfunduar më 1953. Ato nuk kanë nënshkruar traktat të paqes, prandaj teknikisht janë në luftë qysh atëherë.

Në një fjalim të mbajtur para Asamblesë Supreme Popullore – parlamentin verikorean – Kim ka thënë se Kushtetuta duhet të ndërrohet për t’i edukuar verikoreanët që Koreja e Jugut është “armik kryesor”. Ai ka thënë që nëse shpërthen lufta në Gadishullin Korean, Kushtetuta e shtetit duhet të reflektojë çështjen e “pushtimit”, dhe “inkorporimit” të Koresë së Jugut në territorin e vet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos