“Kjo është ndenja e fitores", Musk rrëmben vëmendjen me fjalimin në festën e Trump

Nga A2 CNN
20 Janar 2025, 21:56 | Bota

“Kjo është ndenja e fitores", Musk rrëmben

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, të cilin Presidenti Donald Trump e emëroi për të bashkë-drejtuar "Departamentin e Efiçencës së Qeverisë", festoi zgjedhjen dhe inaugurimin e Trump në Capital One Arena në Uashington DC, duke thënë "kjo është ndjenja e fitores".

“Dhe kjo nuk ishte fitore e zakonshme. Kjo ishte një degëzim në rrugën e qytetërimit njerëzor”, u tha ai mijëra mbështetësve të pranishëm në këtë event.

“E dini, ka zgjedhje që vijnë dhe shkojnë. Disa zgjedhje janë, e dini, të rëndësishme, disa jo. Por këto, këto me të vërtetë kishin rëndësi. Dhe unë vetëm dua të them faleminderit që e bëtë të ndodhë. Faleminderit.”

CEO i Tesla tha më tej se zemra e tij është me të gjithë ata mbështetës që votuan për Trump.

“Është falë jush që e ardhmja e qytetërimit është e sigurtë. Falë jush ne do të kemi qytete të sigurta, më në fund, qytete të sigurta, kufij të sigurt, shpenzime të arsyeshme, gjëra bazë”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos