
Lufta në Gjirin Persik ka parë aktivizimin ushtarak të faktorit anti-Iran, si SHBA-ja dhe Izraeli, shfrytëzimi i bazave të tyre dhe të disa prej aleatëve të saj europianë, ndërkohë që në kahun tjetër, është përfshirë pos Iranit, edhe Hezbollahu, në mënyrë më të beftë Hamasi dhe ende në pritje janë forcat Houthi në Jemen.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se milicia e tyre ka reaguar duke shprehur gatishmërinë për t’u bërë pjesë e luftës në krahun e Iranit. Një zyrtar i Houthi-t thotë se milicia e mbështetur nga Irani është gati t’i bashkohet luftës. Mohammed al-Bukhaiti paralajmëroi në një intervistë me The Neë York Times se zgjerimi i konfliktit për të përfshirë më shumë vende, përfshirë Jemenin, është çështje kohe dhe se Shtetet e Bashkuara do të jenë humbësi më i madh.
“Zgjerimi i konfliktit për të përfshirë edhe vende të tjera, përfshirë Jemen-in, është vetëm çështje kohe dhe duart tona janë mbi këmbëzën. Në fund të fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë humbësi më i madh në këtë rrjedhë zhvillimesh” i tha gazetës Mohammed al-Bukhaiti, anëtar i byrosë politike të lëvizjes Houthi.
(A2 Televizion)