Të paktën 47 persona kanë humbur jetën për shkak të një incidenti me alkoolin jo cilësor në shtetin indian të Tamil Nadu. Sipas autoriteteve në vend, mbi 100 persona ndodhen ende në spital.
Që nga e mërkura, më shumë se 150 njerëz me të vjella, dhimbje stomaku dhe diarre kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi konsumuan pije alkoolike të përzier me metanol në distriktin Kalakurichi , rreth 250 km nga kryeqyteti i shtetit Chennai.
Policia arrestoi katër persona për shitje të paligjshme të alkoolit dhe sekuestroi më shumë se 200 litra pije alkoolike. Ndërkohë, për 10 zyrtarë janë marrë masa disiplinore për mosparandalimin e incidentit.
Vdekjet nga alkooli i prodhuar ilegalisht janë një dukuri e zakonshme në Indi, ku shumë nuk kanë mundësi të blejnë pije alkoolike cilësore.
Qeveria në Tamil Nadu tha se po ndërmerrte hapa për të identifikuar ata që janë të përfshirë në prodhimin e metanolit, një kimikat toksik që zakonisht përdoret për përdorim industrial. (A2 Televizion)