Konventa e demokratëve, të gjithë sytë në Çikago, Harris vijon momentin pozitiv

Nga Erjon Dervishi
19 Gusht 2024, 16:47 | Bota

Kamala Harris pritet të zyrtarizohet si kandidate e demokratëve për Shtëpinë e Bardhë. Konventa e Çikagos do të mirëpres shumë të ftuar special. Nata e parë do të dominohet nga Joe Biden dhe fjalimi i tij, ndërkohë Harris shpreson të fitojë pikët maksimale të cilat shikohen si pikënisje për të fituar votat e elektoratit të bardhë amerikan.

Të gjithë sytë janë drejtuar nga Çikago. Qyteti po përgatitet të presë hapjen e Konventës Kombëtare të Demokratëve, aty ku Kamala Harris pritet të zgjidhet si kandidatja demokratë për Presidente e Shteteve të Bashkuara.

“Në jemi gati për këtë konventë. Në fakt, qyteti i Çikagos, siç e dini, ka mirëpritur shumicën e konventave në vendin tonë sepse treguesit tregojnë se jemi shumë të mirë për këtë gjë”, thotë Brandon Johnson, Kryetar Bashkie i Çikagos.

Nata e parë do të fokusohet tek Presidenti Joe Biden duke i dhënë atij një mikëpritje prej heroi duke qenë se mbyll edhe karrierën e tij 50-vjeçare në politikë.

“Ai është njeriu që ka arritur më shumë në këto 3 vite e gjysmë se sa presidentët e tjerë kanë arritur në 8 vite. Pra do të kemi edhe një festë për të”, u shpreh Guvernatori JB Pritzker (D) Illinois.

Fushata presidenciale ndryshoi rrënjësisht kur Biden njoftoi largimin e tij nga gara elektorale dhe emëroi zëvendëspresidenten Kamala Harris si kandidate demokrat çka u mirëprit nga demokratët.

“Kamala Harris e ka bashkuar partinë me Tim Walz, por mendoj se ky bashkëpunim që e ka bashkuar edhe vendin disi. Sinqerisht do të jetë një koncert rroku. Mendoj se njerëzit do të jenë të entuziazmuar dhe tepër përfshirës”.

Çdo natë e konventës do të ketë një temë të ndryshme me folës të njohur përfshirë edhe ish- presidentin Barack Obama dhe zonjën e parë. Po ashtu ato të jenë, Bill dhe Hilary Clinton.

 Ndërkohë, sondazhi i fundit nga CNN e nxjerr Harris me shumë pikë diferencë ndaj Trump, 50 për qind kundrejt 48 për qind. Dhe zëvendëspresident Tim Walz nuk mbetet prapa.

Ata po bëjnë një tur me autobus në Pensilvani përpara se të vendosen në Çikago. Harris ka parë një valë entuziazmi për kandidaturën e saj, e reflektuar në votime, mbledhje fondesh dhe turma të mëdha në mitingjet e saj në të gjithë vendin.

Sfida kryesore e Harris është që të shuajë çdo dyshim mes demokratëve se ajo mund të përballojë sfidën e mposhtjes së ish-presidentit Donald Trump në atë që mbetet një garë e ngushtë dhe e paparashikueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos