Koreja e Jugut nis stërvitjet e para ushtarake në kufirin me Korenë e Veriut

Nga A2 CNN
2 Korrik 2024, 11:08 | Bota

Koreja e Jugut nis stërvitjet e para ushtarake në kufirin me

Koreja e Jugut ka zhvilluar një stërvitje ushtarake, pranë kufirit të saj të fortifikuar tokësor me Korenë e Veriut. Këto janë të parat e llojit të tyre që kur Seuli pezulloi një marrëveshje të vitit 2018 me Veriun që synonte reduktimin e tensioneve ushtarake. Stërvitjet e Koresë së Jugut mund ta shtyjnë Phenianin të ndërmarrë veprime provokuese në zonat kufitare.

Ushtria e Seulit njoftoi se tani e tutje manovrat e artilerisë dhe trajnimi i njësive të manovrimit në zonat kufitare, do të zhvillohen rregullisht. Masa erdhi gati një muaj pasi Koreja e Jugut vendosi të pezullojë marrëveshjen ushtarake të vitit 2018, më 4 qershor. Shkaku i këtij pezullimi erdhi pas lëshimit të qindra balonave të mbushura me mbeturina nga Koreja e Veriut, si dhe përpjekjeve të Phenianit për të ndërprerë sinjalet GPS pranë ishujve kufitar.

Më parë, ndërkohë që marrëveshja ishte në fuqi, ushtrimet e artilerisë dhe stërvitjet detare ishin të ndaluara për të shmangur tensionet midis forcave të armatosura. Javën e kaluar, marinsat e Koresë së Jugut rifilluan një stërvitje në shkallë të gjerë me gjuajtje të drejtpërdrejtë, për herë të parë në shtatë vjet, në ishujt pranë kufirit detar perëndimor ndërkorean. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos